Spartak Ngjela: Venecia nuk mund të jetë kundër frymës së ligjit të dalë nga Parlamenti shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, pasi ktheu pas Kodin Zgjedhor të miratuar me 97 vota në Parlament, e nisi çështjen për opinion edhe në Komisionin e Venecies. Përse kreu i shtetit “luajti taktikisht” dhe a ka vlerë jurdike nisma e tij, cili do të jetë oponioni? Në një analizë të thelluar flet për gazetën “Fjala” oponionisti Spartak Ngjela.

 – Presidenti Ilir Meta dërgoi për opinion në Komisionin e Venecies ligjin “Për Kodin Zgjedhor”, kurse kryeministri shqiptar nuk e pranoi. Si e komentoni, si një të drejtë, apo si një pengesë për zgjedhjet?

-Është pengesë. Presidenti Meta kërkon të pengojë reformën, kërkon të çorientojë zgjedhjet, sepse ka hallin e tij, i cili dihet. Nuk gjen zbatim në këto momente “Venecia”, sepse Parlamenti shqiptar e ka marrë vendimin. Meta as nuk është jurist, dhe as nuk pyet ekspertët përkatës për këtë rast. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: çfarë ndodh në rast se opinoni i Komisionit të Venecies është kundër vendimit të Parlamentit shqiptar, për ligjin në fjalë? Opinioni i Komisionit të Venecies që mund të jetë kundër frymës së ligjit të dalë nga Parlamenti shqiptar, nuk rrëzon ligjin; sepse nuk ka mundësi juridike. Me opinionin e Komisionit të Venecies nuk bëhet dot as padi në Gjykatën Kushtetuese, se është opinion, nuk është vendim i Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, megjithatë presidenti Meta mund ta çojë ligjin në Gjykatë Kushtetuese me opinionin e Komisionit të Venecies, por nuk do të arrijë dot gjë, me përjashtim të faktit që do të bëhet edhe më qesharak se ç’është. Një gjë duhet mbajtur parasysh: Opinioni i Komisionit të Venecies nuk rrëzon dot një ligj shqiptar, të dalë nga Parlamenti shqiptar.

Lexo edhe :  "Roskoveci është burrë i bërë nga një grua", Rama: Jam futur në konflikt me burrat

-Nga ana tjetër, Rama e dërgoi ligjin brenda ditës (dje) në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për rishqyrtim. Ishte ngutje, apo procedurë për të fituar kohë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit?

-Nuk ka asnjë shkelje procedurale, prandaj nuk kam asnjë opinion tjetër veç këtij: nuk ka shkelje ligjore.

-Sa ndikim do të ketë opinioni i Venecias, që me gjasë qëndrimi i tyre do të vijë, pasi Kodi Zgjedhor të jetë rivotuar dhe hyrë në fuqi?

-Atë që ju thashë më sipër, madje Venecia nuk duhet të mbajë qëndrim në funksion të ligjit, sepse ngelet e fyer. Ligji në çdo shtet demokratik ka filtrat e vet, dhe Venecia ka tepër gjasë që të përgjigjet kështu: “Zoti president kur ta kesh hedhur në kundërshtim ligjin në një gjykatë të specializuar që quhet Gjykatë Kushtetuese, atëherë do të jemi ne të gatshëm të japin opinionin tonë, por opinionin tonë duhet të na e kërkojë Gjykata Kushtetuese, dhe jo ju”.

Të fundit

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa...

PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Partia Demokratike shpërndan një mesazh urgjent për mobilizimin e emigrantëve që nuk janë regjistruar për...

Horoskopi i ditës së hënë, 5 maj 2025

Demi Stabilitet dhe ëmbëlsi nga yjet E hëna hapet me një Hënë të favorshme që ju dhuron qetësi dhe qëndrueshmëri. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish mirëkuptimin...

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për reformën në...

Lajme të tjera

Web TV