Infektohet me Covid-19 Belinda Balluku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës e cila shkruan se ministrja fillimisht ka shfaqur simptoma dhe më pas është testuar. Pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19 Balluku është vetëkarantinuar.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë,”-shkruhet në njoftim.

Ndërkohë më herët janë infektuar kryebashkiaku Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi. Deputeti i parë i infektuar ishte Adriatik Alimadhi, i cili qëndroi për disa muaj i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Lajme të tjera

Web TV