Ahmetaj: Shteti ka marrë përsipër rindërtimin nga e para. Valteri: Jemi akoma te projekti 3D

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se shteti ka marrë përsipër rindërtimin nga e para, ndërsa theksoi se 32 miliard lekë janë alokuar në katër programe.

Pyetjes së ngritur nga deputeti Halit Valteri i cili u shpreh se asnjë nga programet nuk është bërë transparente, Ahmetaj tha se grantet e rikonstruksionit jepen në bazë të procedurës ligjore, ndërsa falënderoi deputetin Valteri duke shtuar: “Ke bërë pyetjet e duhura, faleminderit që ke ngritur këtë çështje në mënyrë ka njerëzore”.

Ahmetaj theksoi se nga 34 miliard lekë janë alokuar 32 miliard lekë. “Gjërat po bëhen me përgjegjësi maksimale për të gjithë qytetarët. Rindërtimi ka vijuar me procedura të shpejta.  Shteti ka marrë përsipër Rindërtimin nga e parë. 32 miliard lekë janë flokuar në katër programe”, tha Ahmetaj.

Më tej ministri Ahmetaj tha se janë paguar 21894 përfitues e shumë të tjerë janë në proces.

Projekti i rindërtimit është unik. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë që sekondën  e parë. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshmëri dhe vëmendje maksimale. Kush iu përgjigj shqiptarëve në ditën më të vështirë të 26 nëntor?

Është kjo mazhorancë nuk iu përjashtoj as juve sepse minoranca na mbështeti duhet votuar projektligji. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që kryejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki. 21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim. Sot hapet Sami Frashëri”, tha Ahmetaj.

Lexo edhe :  Kreu i KQZ tregon se si do të veprohet nëse Meta zgjidhet deputet në votimet e 11 Majit

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit Halit Valteri i cili hodhi sërish akuza ndaj qeverisë se edhe pse sot pothuajse është bërë një vit pas tërmetit asgjë nuk është përfunduar. Valteri ka dhënë shifra në kuvend sipas së cilit janë lënë në harresë nga qeveria. Sipas tij, Ahmetaj nuk i ka këto shifra, pasi nuk zbret në terren, por informohet nëpërmjet letrave.

I nderuar ministër faleminderit për informacionin. Por folët për shpërndarje buxheti dhe projekte. Shikoj rreth e rrotull se dikush merr leje ndërtimi për diçka dhe për 3 muaj kulla është ngritur, kurse këtu për një vit jemi akoma te projekti 3D. Kemi rreth 500 banesa të dëmtuara dhe asnjë nuk është ndërtuar apo përfunduar. Më shumë ka ndërtuar Elvis Naçi, Arbër Hajdari se sa qeveria.

Asnjë nga objektet e shkatërruara nga tërmeti nuk është ndërtuar, aty ku nuk manipulon dot projektet 3D, nuk  dini se sa pallate janë në gjendje të pabanueshme, por njerëzit jetojnë akoma brenda. 3310 banesa të pabanueshme në Durrës, 1352 në tiranë, në Lezhë 1230 të pabanueshme dhe prapë bilanci është i njëjtë.

Në Tiranë janë shembu 10 objekte, më jepni mua se i ndërtoj unë, se njerëzit po bëjnë shtëpi me para borxh, në Lezhë 7 objekte të shembura asnjë nuk është ndërtuar. Po të pyesim ministrin se sa banorë nuk kanë shtëpi, nuk e di.

2274 familje në çadër ose me qira, 1310 familje pa strehë, 1187 në Shijak, në Vorë 499, Kavaja 176, nuk kam ardhur këtu të bëj kredo politike apo të zihem me Ben Ahmetaj, por dilni rrugëve se ju ndoshta nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të mos ketë një shtëpi në kokë. E keni për detyrë të ndihmoni shqiptarët, por ju keni ngatërruar detyrat,  në vend t’i ndihmoni, i zhvatni“, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV