Kujdes fëmijët nga Halloween-i, festa mund të ketë pasoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festa e Halloween-it, prej disa vitesh pritet me interes edhe në Shqipëri. Sidomos nga fëmijët, maskat janë kthyer në trendin e ditëve të fundit, në pritje të festës së shtrigave. Po këtë vit, maskat, veç trendy-t, janë edhe detyrim.

Grimi i personazhit të preferuar, veshjet me personazhet e preferuara, në fakt, veç pjesës së argëtimit, sjellin edhe efekte në shëndetin e fëmijëve, sidomos tek ata që vuajnë nga alergjitë apo komplikacione të tjera.

Gjatë përgatitjeve, është shumë e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët të kenë parasysh disa këshilla:

Grimi i Halloween-it mund të shkaktojë reaksione alergjike, ndaj këshillohet të përdorni vetëm produkte të një cilësie të lartë dhe para se ta përdorni, provojeni për të kuptuar nëse ka rrezik për ndonjë reaksion apo alergji.

Kontrolloni ushqimet. Bëni kujdes me produktet e paetiketuara dhe para se fëmijët t’i konsumojnë, kontrolloni etiketat e tyre. Nëse keni fëmijë që vuajnë nga alergjitë, ata duhet ta dinë se cilat janë ushqimet që bëjnë dhe nuk bëjnë për ta.

Mos u dhuroni fëmijëve ushqime. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë  – t’i shmangni nga alergjitë dhe helmimet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me...

Studimi: Rreth 7000 hapa në ditë të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin

Një studim i ri sugjeron se të ecësh 7 000 hapa në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga një numër...

1911 – Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Në vitin 1911, Hiram Bingham III ri-zbulon Machu Picchu, qytetin legjendar të humbur të Incave në Peru. I vendosur mes maleve të Andeve, Machu...

Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet/ Qeveria do paguajë për shtresat në nevojë

Qeveria ka rikthyer për diskutim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Referuar draftit të rishikuar të hedhur për konsultim publik, nisma...

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar. Punonjësi...

Lajme të tjera

Web TV