Situata gripale, ja ushqimet që luftojnë virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gripi në dimër është një fenomen shumë i zakonshëm, por ka mënyra se si ta shmangni atë dhe të furnizoni trupin tuaj me vitaminat e duhura. Ekspertët ju japin përgjigjen dhe ju tregojnë cilat janë vitaminat më të mira që funksionojnë kundër gripit dhe në cilat ushqime mund ti merrni  ato.

Vitaminat që ju duhen

Vitaminat që forcojnë sistemin imunitar janë A, C dhe D3, ku nëse kombinohen me probiotikë dhe zink, merrni një recetë të mirë natyrale kundër gripit. Gjatë dimrit, ju keni mungesa të vitaminës D sepse nuk jeni të ekspozuar ndaj diellit, gjë që do të forconte sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që ju japin vitamina

Është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamina A dhe C. Antioksidantët që ato përmbajnë, zvogëlojnë stresin oksidues në trupin tuaj dhe veprojnë në mënyrë efektive në sistemin imunitar. Nutricionistët rekomandojnë të hani patate të ëmbla, karota, brokoli dhe kunguj të njomë për Vitaminë A.

Gjithashtu hani speca, kivi, avokado, luleshtrydhe, portokall, brokoli dhe majdanoz për vitaminë C. Hani ushqimet tuaja përkatëse dhe ato do të mbrojnë trupin tuaj gjatë gjithë kohës.

Zinku dhe probiotikët

Zinku është treguar që zvogëlon kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave të gripit. Ushqimet e pasura me zink janë midhjet dhe prodhimet e tjera të detit, fasule, thjerrëza, arra dhe soje.

Probiotikët ndihmojnë shëndetin tuaj të zorrëve. Ato gjithashtu përmirësojnë funksionin imunitar në të gjithë trupin. Ushqimet ideale që ju japin probiotikët e nevojshëm janë kosi, kefiri, lakra turshi dhe perimet e tjera turshi në përgjithësi.

Sidoqoftë, për gjithçka konsultohuni si fillim me mjekun tuaj dhe shihni nëse keni nevojë për ilaçe speciale apo nëse ju ndalohet të hani ushqime specifike.

Të fundit

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61-vjeçarja kineze

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, policia në Pogradec ka finalizuar me operacionin e koduar “Last night”, duke goditur një rast të ushtrimit...

Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Sergey Boytsov, një atlet rus, kreu disa akrobaci që sfidonin gravitetin ndërsa ishte varur nga një tullumbace me ajër të nxehtë. Gjimnasti pretendoi se vendosi...

“Izraeli vret palestinezë të pafajshëm”. Aktivistët spërkasin me bojë një avion

Nga Sally Rooney Më 20 qershor, në një rrëfim që tashmë është bërë tmerrësisht i njohur, forcat izraelite hapën zjarr sërish ndaj palestinezëve në një...

Lajme të tjera

Web TV