Ekspertët amerikanë paralajmërojnë për përhapje ‘të vazhdueshme’ të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin po paralajmëron për një përhapje “të vazhdueshme” të virusit, veçanërisht në gjysmën perëndimore të vendit.

Sipas njoftimeve, anëtarët e grupit të punës po bëjnë presion për masa agresive për të frenuar përhapjen e virusit, shkruan voa. Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar më shumë se 8.9 milion raste me COVID-19 dhe janë konfirmuar më shumë se 228,000 vdekje deri të premten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“Ne vazhdojmë të shohim një përhapje të pandërprerë dhe të gjerë në komunitete në pjesën qendrore të vendit. Kjo do të kërkojë masa agresive për të kontrolluar si përhapjen e padukshme nga rastet pa simptoma, ashtu edhe rastet me simptomat”, thuhet në një raport të grupit të punës drejtuar njërit prej shteteve amerikane.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, i tha televizionit CNBC të mërkurën se pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara “po shkon në drejtimin e gabuar”.

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, nëse vazhdojnë në kursin ku jemi, do të ketë shumë dhimbje në këtë vend në lidhje me rastet shtesë dhe shtrimet në spital dhe vdekjet,” tha zoti Fauci, duke theksuar se numrat e rasteve ishin duke u rritur në 47 shtete.

Të paktën shtatë shtete raportuan rritje rekord një-ditore të rasteve të enjten.

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV