Infektohet qëllimisht dy herë me Covid, shkencëtari jep lajmin e keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një profesor, i cili eksperimentoi mbi veten e tij duke u infektuar me Covid-19 tha se shpresat për një imunitet të tufës janë të kota. Dr. Alexander Cherpurnov, 69 vjeç, u infektua me koronavirus gjatë një udhëtimi në Francë në shkurt.

Pasi u shërua në shtëpinë e tij në Siberi, pa pasur nevojë për shtrim në spital, ai dhe ekipi i tij mjekësor në Novosibirsk nisën një studim për antitrupat e koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat ulen me shpejtësi

Në fund të muajit të tretë që isha sëmurë, në trup nuk pikaseshin antitrupa”. Ai vendosi të shqyrtojë mundësinë e riinfektimit. Në interes të shkencës, ai u bë “kavie” dhe qëllimisht u ekspozua përballë pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Infeksioni i dytë ishte më serioz se i pari dhe ai u shtrua në spital. “Për pesë ditë, temperatura ishte mbi 39 gradë. Humba shijen dhe aromën. Në ditën e gjashtë, skaneri tregoi se mushkëritë ishin pastruar. Virusi u largua shpejt”.

Konkluzioni i tij është se shpresat për imunitetin e tufës janë të kota. Virusi është këtu për të qëndruar, dhe teksa vaksina mund të japë imunitet, ai do jetë i përkohshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV