Raporti/ Shqipëria ndër vendet më të korruptuara, lë pas ‘vetëm’ Somalinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë një vend i korruptuar. Këtë e thotë dhe raporti i organizatës ndërkombëtare Transparency International.

Sot organizata publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019.

Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 106, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Që korrupsioni në vend është rritur tashmë nuk janë vetëm deklarata të opozitës apo perceptime kafenesh, por gjithçka ‘matet’ me metrin dhe syrin e ndërkombëtarëve.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Serbia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar – në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

Lexo edhe :  “Sheba Medical”, partner i QSUT/ Rama: “Qendra Spitalore 2030”, ekselencë për Shqipërinë

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda./ Fjala.al

2019 Report TI by Laert Miraku on Scribd

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vota e emigrantëve, përplasje e fortë PS-PD

Në qendër të debatit është propozimi i PD-së për të lejuar emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja...

Primaret në PD/ Berisha do flasë, Këshilli do shkruajë  

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht garën e primareve për zgjedhjet e ardhshme, duke mundësuar përfshirjen e kryetarëve të degëve që kanë dhënë dorëheqjen për...

Horoskopi ditor, 28 Janar 2025

Dashi Të martën mund të ndiheni veçanërisht të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar sfidat. Është një ditë e mirë për të vënë në...

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një letër nga Prokurori i Përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV