Sistemi imunitar për luftimin e Covid. Vitaminat që duhet të merrni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sistem imunitar i fortë është kyç në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, një ndër to edhe luftimi i koronavirusit Covid-19.

Statistikat e fundit treguan se rreziku nga koronavirusi është i papërfillshëm në rastet kur të infektuarit kanë një sistem imunitar të fortë.

Çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar?

Vitaminë C

Vitamina C është një nga nxitësit më të mëdhenj të sistemit imunitar. Mungesa e saj në organizëm mund t’ju bëjë më të prirur për t’u sëmurë. Ushqime të pasura me vitaminë C janë agrumet, mandarinat, luleshtrydhet, specat e kuq, sallatë, brokoli, spinaqi etj. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për një shëndet më të mirë.

Vitaminë B6

Vitamina B6 është thelbësore për të mbështetur reaksionet biokimikë në sistemin imunitar. Ushqime të pasura me vitaminë B6 janë mishi i pulës, salmoni dhe peshk ton. Vitamina B6 gjendet edhe te perimet e gjelbra.

Vitaminë E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojnë infeksionet. Ushqime të pasura me vitaminë E janë arrat, farat dhe spinaqi.

Sa më shumë ngjyra të kenë frutat dhe perimet, aq më mirë. Mundohuni të hani sa më shumë zarzavate dhe fruta, për të marrë lëndë ushqyese që nxisin përmirësimin e shëndetit. Vlen të theksohet se duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës së hidratuar. Pini shumë ujë.

Të tjera produkte që nxisin sistemin imunitar janë: xhenxhefili, kosi, bajamet, shafrani, çaji jeshil dhe kivi.

Nëse dyshoni në cilësinë e dietës suaj ushqimore, konsultohuni me mjekun nëse duhet t’i merrni vitaminat si suplemente./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV