test

Hapësirat publike, një tjetër lulishte gati për kryeqytetasit 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapësira publike pranë rrethrrotullimit në zonën e njohur si “Fabrika e Miellit” po merr formën e një lulishteje të mirëfilltë.

Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit kanë nisur rikualifikimin e kësaj hapësire më qëllim kthimin e saj në një lulishte e ambient shlodhës për qytetarët.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së pastrim gjelbërimit, Arlinda Binjaku gjatë inspektimit të nisjes së punimeve për rikualifikimin e kësaj hapësire u shpreh se:- “Kjo lulishte do të jetë një risi, pasi tipologjia e saj do të jetë krejt tjetër, duke sjellë diçka paksa më ekzotike për qytetarët në një sipërfaqe prej 2733 m2, ku padiskutim do mbizoterojë gjelbërimi.

Pas Dervish Luzhës, kjo hapësirë do jetë lulishtja e radhës, ndër më të rëndësishmet, por jo e fundit. Eshtë koha për punë, për të dhënë maksimumin tonë, e ne jemi në kulmin e vrullit dhe energjisë, duke iu përkushtuar plotësisht Tiranës.

Kjo do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbëruar, duke iu përgjigjur kështu edhe një prej kërkesave më të shpeshta të qytetarëve për të shtuar hapësirat e gjelbërta në çdo cep të Tiranës.

Përpos kujdesjes për çdo lulishte ekipi I gjelbërimit është kujdesur që përgjatë kësaj periudhe të bëhet edhe mbjellja e luleve sezonale në çdo lulishte duke sjellë një larmishmëri ngjyrash anë e kënd blloqeve të banimit apo hapësirave publike.

Prioriteti i Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit mbetet qëllimi për ndryshuar qytetin çdo ditë dhe për tu afruar më shumë me natyrën.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rriten përfitimet për 20 mijë pensionistë/Zbulohet vendimi i ISSH për koeficientët e rinj

Nga muaji korrik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi...

“Bugatti Tourbillon”, modeli i ri i makinës lukzose që kushton miliona dollarë

Bugatti ka zbuluar modelin e saj të ri, "Bugatti Tourbillon". Makina do të zëvendësojë "Bugatti Chiron" me 3.3 milionë dollarë, 1500 kuaj fuqi. Ju mund...

“GODITJE SEZONIT TURISTIK”/“Blackout”-i energjetik në rajon, BBC: U fikën edhe semaforët

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe zona të mëdha bregdetare në Kroaci u prekën të premten nga “black out”-i energjetik. Lajmi është raportuar edhe...

Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë?

Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë? Gjykatësja Jennifer Panzer është duke negociuar të ardhmen e një burri...

Rama tregon pse ishte krenar për punën e tij si kryetar bashkie i Tiranës

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të...

Lajme të tjera

Web TV