Vjosa Osmani merr përkohësisht postin e Presidentit të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Kushtetuta e Kosovës imponon se kur postin i Presidentit mbetet vakant atëherë kryeparlamentari merr përkohësisht detyrën.

Pikërisht kjo detyrë i takon Vjosa Osmanit si kryetare e parlamentit kurse Thaçi sot ka njoftuar dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.

”1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.

Pikërisht Vjosa Osmani vjen nga radhët e LDK edhe pse nuk ka më asnjë funksion tek ish-partia e saj për shkak të mosmarrëveshjeve pas prishjes së koalicionit me LVV. Ajo gjithashtu ka qenë kritike e hapur ndaj Hashim Thaçit që sot po i merr detyrën.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV