A e kopjon Edi Rama, Donald Trump në marrëdhëniet me gazetarët? Përgjigjia e diplomatit Agim Nesho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të shumta rastet kur presidenti Donald Trump është përplasur me gazetarët amerikanë gjatë konferencave për shtyp. Por janë po aq të shumta përplasjet e kryeministrit Edi Rama gjatë debateve me gazetarët në studio televizive. Por a e ka kopjuar Edi Rama, Donald Trump me këtë mënyrë komunikimi? Ish-Ambasadori i Shqipërisë në SHBA Agim Nesho deklaroi në HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, se ka një ngjashmëri midis tyre.

 

-Rama a e kopjon Trumpin në raport me gazetarët?

-Po. Tani nuk dihet kush është origjinali, por këto janë taktika elektorale sidomos të njerëzve që nuk kanë përmbajtje të madhe por janë shumë ekspresivë që matin nga performanca e tyre mediatike. Rama merr Trumpin si model, por është pak më i avancuar sepse i fut në një kazan të madh dhe i përzien aty të gjithë. Trumpi thotë “fake news”, janë çështje të PR të telekomunikacionit modern, sepse jo të gjithë lexojnë, kanë mundësi. Mjetet e komunikimit sot janë afërsia e shkëmbimit të informacionit me teknologji dhe rrjetet sociale./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Lajme të tjera

Web TV