Tensione në SHBA, persona të armatosur i afrohen qendrës së numërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në SHBA kanë nisur tensionet e para teksa vijon ende numërimi i votave të fundit.

Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.

Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia. Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar, por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.

“Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë. Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR” pa numër serial” u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner.

Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR” pa numër serial, tha ai.

Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët.

Ndërkohë në disa shtete në SHBA, mbështetës të Trump kanë dalë në rrugë, kryesisht pranë qendrave të votimit për të kontestuar mbi procesin e numërimit të votave.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua

Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën. “Me shumë...

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

Lajme të tjera

Web TV