Joe Biden: Bota duhet të njohë vuajtjen dhe dhimbjen e shqiptarëve (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden që në fillimet e karrierës së tij politike e ka shprehur hapur mbështetjen që ka për shqiptarët. Joe Biden ka qenë një ‘avokat’ i fortë i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitet 1990.

Ndërkohë para fushatës aktuale për president të SHBA-ve, ai ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizionet e tij të marrëdhënieve të SHBA-ve me Shqipërinë dhe Kosovën.

Në fillim të deklaratës ai thekson se si kongresmen i SHBA-ve, ai ishte një ndër personat që kundërshtoi fortë sulmet e Millosheviçit dhe kërkoi bombardimin e Serbisë.  Më tej në deklaratën e tij ai nënvizon faktin se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe kujton se në vitin 1999 ishte ai që autorizoi presidentin e atëhershëm Klinton të ndërmerrte operacionin ushtarak kundër Jugosllavisë.

Ai deklaron se është një mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja me Serbinë të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellët, ndërkohë që kritikon rëndë presidentin aktual të SHBA-ve, Trump duke thënë se ai nuk mbajti një qëndrim të balancuar në marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të vitit 1998, gjatë një debate në Senatin Amerikan, kandidati për president u tregua shumë i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.  Ai gjithashtu u shpreh se e mbështet integrimin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe në fund Bajden shprehet se bota duhet ta njohë vuajtjen dhe dhimbjen që ka kaluar popullsia shqiptare.

“Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar. Ja ta definoj çdo të thotë ajo.

Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur. Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsia shqiptare në rajon ka kaluar.”, tha Biden./r.g/Fjala.al

Lexo edhe :  Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

https://www.facebook.com/385807648423092/videos/708577186450900

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV