“Grua”, shitjet e librit kaluan për bamirësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervista me doktoren e shkencave Xhoi Jakaj

 Ajo vetë është person publik, dhe po aq publike i ka dhe vajzat, por jo bashkëshortin. I pëlqen të shkruajë, madje ka botuar dhe libra. Libri “Grua” është dhe botimi i saj i katërt.

Ju tashmë jeni një̈ emër i njohur publik, por si do ta portretizonte vetveten Xhoi Jakaj?

-Një njeri human që̈ bën gjithçka për lumturinë e njerëzve që më rrethojnë.̈

-Meqenëse jetoni në Shqipëri, ka interes të dihet se cila është familja juaj…

-Bashkëshorti im, njeri jo publik. Shef në një institucion por ka profil të heshtur dhe nuk do foto, madje as të dalë në ekrane. Dy vajzat e mia Oriola dhe Xhulia që janë të ndryshme po aq sa unë me bashkëshortin, sepse Oriola është personazh publik, modele ndërkombëtare dhe këngëtare lirike që presim të publikojë një këngë të kësaj gjinie, e dashur e ëmbël dhe ndihmon shumë personat në nevojë. Xhulia Marashi është psikologe dhe punon në një projekt me të huaj për zgjedhjet në vende të ndryshme në Ballkan dhe nuk do vëmendje mediatike, madje dhe instagramin e ka privat. Vajzë e përsosur në të gjitha etapat e jetës, njeh 6 gjuhe të huaja. Unë jam e  lumtur që jam nëna e tyre.

-Po ashtu interes përbën shkollimi juaj dhe doktorimi.

-Kam përfunduar Universitetin Bujqësor në Tiranë në degën veterinari në vitet ‘93, edhe pse kam qenë nxënëse me të gjitha notat 10-ta një cen në biografi në vitet ‘88 pa rënë diktatura më bëri që shkollën ekonomike që më doli si bursë ma këmbyen me Veterinari, por më doli për mbarë sepse mbylla dhe degën Bio-Kimi dhe fillova mësuese gjimnazesh, në punë e sipër mbrojta master  në gjenetikë dhe doktoraturë në kirurgji në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kalova pedagoge disa vite, në disa Universitete private dhe shtetërore, më i preferuari UAMD në Durrës.

-Çfarë mund të thoni për vitet tuaja të punës, deri drejtoreshë e një burgu për femrat?

-Në këtë periudhë dhjetor 2015 u emërova Drejtoreshë e IEVP Ali Demi në Tiranë ose burgu dhe paraburgimi i grave. Një eksperiencë e vështirë, komplekse, me të papritura por edhe një shkollë më vete, më ka mësuar sa të tëra shkollimet e mia së bashku, slogani im aty ishte. “Ligj dhe Tolerancë”.

-Libri juaj i dytë, me bashkautore Anxhela Pezën, pas librit “Adoleshenca” që e kishit vetëm si autore, pati një interes të madh te lexuesit. Çfarë mund të thoni për këtë?

-Libri “Paraadoleshenca, sfidat e Prindërimit” një super libër, i pari i këtij lloji, nje Biologe si unë me një Psikologe si Anxhela Peza patëm një simbiozë speciale, dhe shumë sukses e shitje në një numër të lartë kopjesh. Anxhela nje mike shume e dashur për mua, kemi pasur shpesh bashkëpunime në projekte të ndryshme në ndihmë të personave në nevojë dhe fëmijëve të nënave të dënuara.

-Tashmë vini para lexuesit me botimin tuaj të katërt pas një botimi në mbrojtjen e doktoratës, tashmë një libër kushtuar tërësisht gruas, diçka rreth këtij botimi?

-Libri “Grua” një libër që është menduar mirë disa vite, mendoj se ka vlera si botim, le t’a gjykojë lexuesi im, ajo që është pjesa më e bukur për mua, ndodhi në datën 31 sepse gjithë shitjet në promovimin që u realizua në Hotel Rogner u dorëzuan te zyra ime me gjithë stafin një fëmije që ka nevojë për mbështetje dhe terapi në një klinike private.

Lexo edhe :  Krishtlindje në “Notre Dame”, meshë të shenjtë për herë të parë pas 5 vitesh

-Ju jeni një intelektuale e shqetësuar që shkruani shpesh për problematikat sociale.

-Unë shkruaj shpesh për problemet që shqetësojnë shoqërinë, shkrime që mi keni pasqyruar gjithnjë si media, mendoj se duhen ngritur problemet. Shumë zëra bashkë një ditë bëjnë ndryshimin. Si media i keni dhënë gjithnjë jehonë shqetësimeve të mia. Gjej rastin t’iu falenderoj.

-Moshat e reja, sidomos adoleshentët shqiptarë gjenden përballë një sërë sfidash për vetë ata dhe prindërit e tyre;  çfarë do të sugjeronit ju për këtë kategori?

-Adoleshentët kanë shumë probleme, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm pafund, ju sygjeroj të lexoni librin tim “Adoleshenca në filtrin e dashurisë” botuar në vitet që punoja si mësuese në gjimnaz dhe isha shumë afër adoleshentëve, ai libër është ribotuar 3 herë. Dhe është pëlqyer shumë.

-Femra në politikë dhe vendimmarrje; sipas jush çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq në këtë aspekt?

-Nuk janë përfshirë gra intelektuale, por ato që i binden Kryetarit të Partisë. Për më shumë mendoj që ka gra të cilat janë sot ministre e deputete e flasin me gjuhën e Kryetarit dhe marrin vendime me trurin e tij. Me vjen keq shumë se ka gra të zonjat shumë në këtë vend që nuk u jepet mundësia sepse lirinë e tyre nuk e shesin. Zgjedhin të jenë̈ larg politikës që i përdor. Mbase një ditë do ndryshojnë gjërat në Shqipëri e do shohim gra që flasin me mendjen e tyre jo të Kryetarit të Partisë.

-Aktualisht, së bashku me vajzën tënde, Xhulia ju jeni drejtuese e qendrës “Xhoi & Xhulia”, na thoni diçka rreth kësaj qendre?

-Qendra Xhoi & Xhulia një vend ku promovohen vlerat dhe kultura, punohet shumë me staf të mirë, në atë    qendër ndihmohen edhe fëmijë në nevojë, çdo mësues ka në muaj për të mbështetur një fëmijë pa të ardhura ose një fëmijë me “probleme autizmi”. Qëndra është vendi i ideve, kulturës dhe dijes përpos bamirësive që i realizojmë pa bujë por me zemër dhe pastërti shpirtërore. Xhulia është krahu im i djathtë dhe kur është e lirë nga puna që ajo bën, merret me terapi psikologjike të qendra, por aty kemi tre psikologe që alternojnë punen e detyrat secila sipas kualifikimit, kam ngritur një staf të përkushtuar .

-Vajza juaj, supermodelja Oriola Marashi është tashmë një nga vajzat më të njohura të modelingut brenda dhe jashtë vendit; opinion juaj?

-Vajza ime mbetet dashuria ime me e madhe në jetë, Oriola siç ka hapin e gjatë në modeling ka mirësinë që ja ka falur Zoti. Jam krenare për të dhe punët e saj, tashmë ajo ka dy kontrata me dy kompani të mëdha botërore, Guess dhe Hasret  Moda. Mbi të gjitha uroj të ketë shëndet dhe të jetë mirë sepse gjithçka ajo e ka arritur me punë, të dy vajzat e mia Xhulia dhe Oriola e vlerësojnë paranë që vjen nga puna, vlerën e së cilës ua kam kultivuar me kujdes gjatë rritjes dhe mendoj se tashmë është bërë pjese jete.

R.G/Fjala.al 

 

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV