Kriteri thelbësor për t’u punësuar nuk është profesionalizmi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e marketingut Deraweb ka kryer një pyetësor mbi kriteret e përzgjedhjes së punonjësve për pozicionet vakante. Pothuajse të gjithë të intervistuarit janë shprehur se thelbësore për përzgjedhjen e një profesionsti është edukata dhe mirësia.

Sipas tyre ndër kriteret më të rëndësishme që vlerësohen te një individ është besueshmëria dhe aftësia e tij për t’i shërbyer vendit duke qenë i shkathët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme (38%). Megjithatë 46% prej tyre vendosën në vend të parë dashamirësinë dhe xhentilesën.

Sot, në një shoqëri jashtëzakonisht individualiste, egoiste dhe jo shumë të mësuar me bashkëjetesë, individët autentikë, të edukuar dhe pozitivë mund të bëhen aleatë shumë të dobishëm në botën e biznesit.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se përpara se të jemi profesionistë, jemi njerëz, e për më tepër qenie të prekshme nga empatia dhe emocionet. Për më tepër, edukimi për të dëgjuar klientin është një formë e respektit, vëmendjes dhe konsideratës. Këto elemente psikologjikë e bëjnë klientin të krijojë perceptimin mbi besueshmërinë.

Në rastin e komunikimit digjital, profesionistët dhe klientët shkëmbejnë mesazhe dhe varet nga edukata e tyre nëse vendosin të përcjellin mesazhe me nota pozitive apo jo shumë të qarta.

Shumë shpesh më ndodh të lexoj mesazhe si ‘’mirëmëngjes, mirëmbrëma, faleminderit, përshëndetje të përzemërta’’, ashtu si dhe më ndodh të mos marr asnjë përgjigje nga ana tjetër. Për të mos folur për rëndësinë e përgjigjeve në rrjetet sociale, ku shpesh herë vihet re një arrogancë apo agresivitet. Sjellje totalisht të pajusitifkueshme,’’ thotë de Luca, drejtor i marketingut dhe Co-founder i Deraweb.

Për këtë arsye është thelbësore që çdo kompani, mikro apo makro, si dhe profesionistët e pavarur, të krijojnë një staf të civilizuar që të përçojë një përvojë pozitive dhe qetësuese te klientët.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Profesionistët dhe sipërmarrësit duhet të kuptojnë rëndësinë e komunikimit vicioz të botës reale dhe asaj digjitale. Sistemet strategjike digjitale kanë për detyrë të tërheqin fillimisht klientin e më pas klienti do tërhiqet vetë.

Marrëdhënia fizike është thelbësore në takime apo negociata të drejtpërdrejta, po aq sa në telefonata apo plaftomra online si Zoom. Mund të kemi gjithë njohuritë profesionale, por nëse nuk dimë si të trajtojmë individët, nëse nuk jemi në gjendje të mbledhim kërkesat e tyre më vëmendjen e duhur, xhentilesë dhe prezencë, do të kemi gjithmonë e më pak shanse në biznes./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Lajme të tjera

Web TV