Makinat e policisë pritet të kenë një pamje tjetër nga jashtë. Policia e Shtetit po investon për ndizenjimin e mjeteve ekzistuese me një fond prej 4. 9 milionë lekësh.
Policia e Shtetit ka hapur tenderin për me objekt “Kërkesë për Propozime” për dizenjim mjetesh. Fondi limit është 4,9 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020.
Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite.
Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobuzë 8+1 me tërheqje 2×4 me përmasa gjatësi 4972 mm dhe gjerësi 1986 mm, mikrobuzë 8+1 me tërheqje 4×4 me përmasa gjatësi 53389 mm dhe gjerësi 2112 mm.
Bashkëlidhur foto të mjeteve rrugore që do t’i nënshtrohet proceseve të lyerje dhe dizenjim.