Një 20-vjeçare ndërron jetë gjatë lindjes në maternitetin e Gjirokastrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës. Një 20 vjeçare e identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Zhulat ka humbur jetën në maternitet pas lindjes.

Ajo ka shkuar në maternitet me dhimbje të forta rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë është futur në sallën e operimit, mirëpo fëmija sipas mjekëve ka qenë në pozicion kryq gjë e cila ka sjellë probleme dhe ndërlikime për nënën.

20-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur në maternitetin e spitalit për të lindur dhe nuk dihen ende arsyet pse ajo ka humbur jetën menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me 20-vjeçaren që kishte ardhur në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjekët nuk kanë dhënë ende një sqarim për këtë rast, ndërsa familjarët thanë se ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim para se të dërgohej në maternitet, por menjëherë pas lindjes ajo është dërguar në reanimacion kur pas një ndërhyrjeje në orën 3 të mëngjesit ajo ka humbur jetën. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

Lajme të tjera

Web TV