Ndërron jetë bilbili i këngës popullore Sali Brari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga bilbilat e këngës popullore shqiptare, Sali Brari, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të artistit të ndjerë.

Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.

Shtegtoi edhe një bilbil….

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos.

Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”.

Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e TKOBAP

Të fundit

Vajza u gjet e pajetë në lumin Buna me shenja dhune/ Zbardhet raporti mjeko-ligjor

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin...

Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në...

Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë. 39-vjeçari i identifikuar me inicialet D.S....

Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve

Karnavalet e Nartës, tradita e trashëguar ndër breza, nisin të dielën e Pashkëve dhe vijojnë për tre ditë me radhë deri të martën në...

Digjet trageti i linjës Sarandë-Korfuz, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë dyshohet

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz. Sipas raportimeve, trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa shkaku...

Lajme të tjera

Web TV