Avokati i Donald Trump, Rudy Guliani këmbëngul se në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor ka ndodhur një mashtrim.
Për të mos mjaftuar kaq, ai ka kërkuar të zbulojë lidhje midis këtij mashtrimi të pretenduar dhe Venezuelës së Hugo Chávez, që e kanë çuar atë në Barcelonë.
Në një intervistë televizive në rrjetin Fox, Guliani u shpreh se Sistemi kanadez “Dominion Voting System” përdori softuer në rinumërimin elektoral që është në pronësi të kompanisë venezueliane Smartmatic, të cilën ai e ka lidhur me kompaninë spanjolle “Indra”. Kështu që ai ka dalë në konkluzionin se votat e humbura në zgjedhje, kanë shkuar në qytetin katalanas.
Nuk vonoi shumë as reagimi i “Indra” që ka mohuar menjëherë këto pretendime.
“Indra kurrë nuk ka zhvilluar ndonjë projekt të menaxhimit të procesit zgjedhor me Dominion ose Smartmatic. Dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie kontraktuale ose tregtare me këto dy kompani, të cilat janë konkurrentët e Indra-s ”, shkruhet në reagim.
Burimet e kompanisë shtuan se ky është një lajm i ri i rremë nga ekipi i Trump.
Pa.Va/Fjala.al