Shpresat, fitore minimale, por të vyer në Kosovë, mbajnë gjallë ëndrrën për vendin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve e ka mbajtur ende gjallë shpresën për të marrë vendin e dytë në grup, pasi ka fituar të premten në Kosovë me një gol të vetëm.

Kështu, Shpresat e Shqipërisë kanë korrur të premten një fitore minimale, por mjaft të vyer në Prishtinë ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës, duke marrë 3 pikët që i mbajnë kuqezinjtë e vegjël në lojë për vendin e dytë të grupit të 3-të të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve.

Nën-21-vjeçarët kuqezinj, që janë drejtuar në takimin ndaj Kosovës, ashtu siç do të drejtohen edhe në takimin e fundit nga veterani boshnjak, Xhemal Mustedanagiç, në mungesë të trajnerit Alban Bushi, të prekur nga virusi “Covid-19”, kanë qenë cinikë në lojën e tyre, duke korrur kështu fitoren e 4-të në këto 9 ndeshje të deritanishme të këtij grupi. Do të jetë Enis Çokaj ai që do të konkretizojë mbizotërimin e kuqezinjve në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 35-të.

Menjëherë më pas, kuqezinjtë e vegjël do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar shifrat, por futbollisti tjetër që luan tek Lokomotiva e Zagrebit, Indrit Tuci, nuk arrin të mposhtë i vetëm portierin e Kosovës. Me epërsinë minimale të Shpresave do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat kanë qenë të luftuara dhe drejt fundit, kanë parë përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Kosovës të jetë më agresive, por pa e thyer dot qëndresën e kuqezinjve.

Shqipëria fiton kështu 1-0 në Prishtinë, dhe, duke përfituar nga fitorja me përmbysje e Nën-21-vjeçarëve të Turqisë ndaj atyre të Austrisë, tanimë është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, një më pak sesa austriakët e vendit të dytë, teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Lexo edhe :  “Zonja” kërkon sulmues/ Zirkzee, Kolo Muani dhe Fullkrug, në listën e Juventus

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump

Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por...

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

“I jam mirënjohëse”, Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku

Egli Tako ka folur sërish për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund. Banorja e Big...

Lajme të tjera

Web TV