Arben Çejku: Pse Nurembergu kishte 4 akuza, Haga për UÇK ka 10 akuza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 1945, për 24 drejtuesit e lartë të Gjermanisë Naziste Gjykata e Nurembergut atashoi vetëm 4 akuza. Ndërsa Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur 10 akuza ndaj ish-liderëve të UÇK-së. Dhe për më tepër që nazistët e akuzuar ishin përgjegjës për 50 milion viktima, ndërsa pjesëtarët e UÇK-së luftuan për lirinë e Kosovës pas genocidit serb që shpërnguli 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Përse ky disproporcion? Ish-ambasadori Arben Çejku shpjegon për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU këtë dallim.

-Në gjykatën e Nurembergut kishte vetëm 4 akuza ndërsa në Hagë 10 akuza. Ç’po ndodh?

-Raporti i Dick Martyt ishte një raport monstruoz që synonte realisht të prishte imazhin e Kosovës dhe të shiptarëve. Kjo gjykatë po përpiqet ta formalizojë në një farë mënyre por dështimin e saj të parë e ka tek ngritja e akuzës për trafikun e organeve dhe këto akuza që kanë ndërtuar në këtë mënyrë duke u përpjekur të krijojnë një grup të strukturuar kriminal që ka vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin është një akuzë në kushtet e një lufte guerile ku kishte disa komanda lokale dhe nuk është se kishte autoritet real të tyre në Kosovë.  Nuk dua të bëj patriotin fals. Unë besoj te fjalët e tyre dhe jam i bindur që me provat që do ofrojë mbrojtja gjykata do të zgjasë.

-Sa parashikohet të zgjasë?

-Besoj që dy-tre vjet do shkojë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV