Ermonela Jaho nga sot ambasadore kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermonela Jaho, një ndër sopranot më të vlerësuara në botë, njoftoi sot se ka pranuar që të jetë Ambasadore e CRCA/ECPAT Shqipëri në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Vetë ylli i operas, e njohur tashmë në të gjithë botën për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm, ka përzgjedhur t’a bëjë publik lajmin nëpërmjet një video-mesazhi në gjuhen Shqipe dhe Angleze, drejtuar jo vetëm fansave e ndjekësve të saj, por edhe të gjithë komunitetit shqip-folës kudo në botë.

Dhunuesit në mënyrë çnjerëzore po rrëmbejnë çiltërsinë dhe brishtësinë e fëmijëve të dhunuar, por ata nuk do të arrijnë kurrë ti bëjnë ata të heshtin! Të bëhemi ZËRI i atyre që nuk kanë zë për të folur dhe për të treguar!”, nënvizon Ermonela Jaho, duke ftuar të gjithë të bashkohen në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ermonela Jaho është Ambasadorja e Parë që CRCA, Barnahus Shqipëri dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1 kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpallën në ditën e parë të hapjes së aktiviteteve në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, që kremtohen në Europë dhe në Botë, në datat 18 dhe 19 nëntor.

Shpallja e saj Ambasadore përkon me rritjen e tejskajshme të rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit të vajzave për qëllime seksuale kudo në Shqipëri, duke e kthyer këtë çështje në një ndër më thelbësoret për jetën dhe mbrojtjen e fëmijëve. Barnahus Shqipëri vetëm në dy vitet e fundit ka shpëtuar nga kthetrat e pedofilëve 30 fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë Shqipëria.

E cilësuar si “interpretuesja operistike më e vlerësuar në botë”, Jaho do të angazhohet në ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, prindërve, nënave e baballarëve, për të folur hapur dhe raportuar pa frikë çdo ngjarje të dhunës, ngacmimit apo shfrytëzimit seksual.

Lexo edhe :  Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Dhuna seksuale është një cënim i rëndë i të drejtave të fëmijëve. Vetëm brenda një viti, Shqipëria numëron mbi 60 raportime të fëmijëve të dhunuar apo shfrytëzuar seksualisht. Statistikat e OBSH-së tregojnë se deri në 1 miliard fëmijë të moshës 2–17 vjeç, kanë përjetuar dhunë ose neglizhencë fizike, seksuale ose emocionale gjatë vitit të kaluar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

Lajme të tjera

Web TV