Edhe këngëtarja Eneda Tarifa me Covid 19, tregon si e zbuloi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes shumë personazheve “Vip” të prekur së fundmi nga koronavirusi, është edhe këngëtarja e moderatorja e njohur, Eneda Tarifa.

Lajmin e ka zbuluar sot vetë këngëtarja duke konfirmuar se është infektuar me Covid-19. Përmes një video të publikuar në “Instagram”, Eneda tregon se është asimptomatike dhe se nuk ndjen asgjë.

Ajo tregon se i lindi dyshimi se mund të ishte infektuar nga koronavirusi vetëm dje, kur humbi shijen dhe nuhatjen.

Po pi kafe, por nuk e di çfarë shije ka. Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment. Por kjo mund t’i ndodhë kujtdo.

Jam asimptomatike se nuk ndjej asgjë, asgjë. Fakti se humba shijen dhe nuhatjen më bëri që të dyshoj. Ndërkohë që jam një qeflije e ushqimit dhe kur nuk ndjen shijen e tij, ndihem keq. Po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, sheqer ka dhe po e bëj si adet”, thotë Eneda.

Të fundit

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New...

Lajme të tjera

Web TV