Zbardhet formula e Ligës së Kombeve dhe Botërorit 2022, ja shanset e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur edicioni i dytë i veprimtarisë së dytë kontinentale të përfaqësueseve të Evropës, Liga e Kombeve, dhe, si kurrë më parë, Shqipëria arriti objektivin duke fituar vendin e parë në Grupin e 4-të të nivelit të Ligës C.

Kështu, në bazë të rregullores së kësaj veprimtarie, që u ideua për të zëvendësuar ndeshjet miqësore, në edicionin e tretë të saj, kuqezinjtë do të ngjiten një nivel më lart, teksa do të konkurrojnë në Ligën B.

Për ta bërë tërheqëse këtë veprimtari, organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, e ka caktuar atë si një garë me fitues në fund dhe, në edicionin e parë të sah, fituese u shpall Portugalia.

Duke qenë se edicioni i parë ishte si parathënie e “Euro 2020”, katër fitueset e secilës ligë (A, B, C, D) përfituan një biletë për në “Euro 2020”, pasi dolën të parat në grupin përkatës, fituan ndeshjen gjysmëfinale dhe më pas finale të fazës së “play-off”-it .
Kështu, për shembull, Maqedonia, e cila doli e para në grupin e saj, fitoi ndaj Kosovës në gjysmëfinale dhe më pas në finale triumfoi ndaj Gjeorgjisë duke fituar biletën për në Evropian.

Pyetja që shtrohet është se cila është lidhja e kësaj veprimtarie me Botërorin e pas dy viteve në Katar. Ajo që Shqipëria përfiton më së pari nga vendi i parë në Grupin 4 të Ligës C në lidhje me Botërorin, është se ngjitet një vazo më lart për shortin e datës 7 dhjetor 2020.

Shqipëria tashmë do të jetë në vazon e 3-të, duke qenë se pritet që të fitojë pikë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, çka e katapulton në një vazo më lart. Ky edicion i dytë i Ligës së Kombeve ishte si parathënie e Botërorit “Katar 2022”.

Por, për të sqaruar se si është lidhja e Ligës së Kombeve me Botërorin, duhet përmendur fillimisht edicioni eliminator tradicional i “Katar 2022”. Për këtë, do të hidhet shorti më 7 dhjetor 2020 dhe do të përcaktohen 10 grupet.

Lexo edhe :  Shfaqen “krisjet” e para në horizont, lojtarët e United në dyshim mbi skemat e Amorim

Në Botëror, kualifikohen automatikisht 10 vendet e para. Vendet e dyta do të përballen midis tyre në fazën e “play-off”-eve. Duke qenë se Botërori ofron 13 bileta për skuadrat evropiane, atëherë, përveç 10 vendeve të para dhe 5 (nga 10 vendet e dyta që përballen mes tyre) do të shtohen në këtë “play-off” edhe dy vendet më të mira të Ligës së Kombeve, përcaktuar nga renditja e përgjithshme e kësaj veprimtarie që i rreshton ekipet në bazë të sistemit të pikëzimit.

Me pak fjalë, Liga e Kombeve që sapo përfundoi fazën e grupeve me Shqipërinë si fituese të Grupit të 4-t të Ligës C, çon vetëm dy ekipe përfaqësuese në fazën e “play- off”-eve për Botërorin “Katar 2022”.

Por, si përcaktohen dy vendet më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kombeve? A ka shanse Shqipëria që të jetë mes këtyre dy vendeve? Teorikisht, çdo skuadër që ka fituar grupin, njësoj si Shqipëria, ka shanse për të shpresuar.

Por, realisht Shqipërisë i duhet një mrekulli për të përfituar “play-off”-in e “Katar 2022” vetëm nga ky rezultat i marrë në Ligën e Kombeve.

Në bazë të rregullit, këto dy vende që çon Liga e Kombeve në “play-off”, nuk duhet të jenë nga ato dhjetë vendet e para në eliminatoret tradicionale të Botërorit “Katar 2022”.

Gjithashtu, këto dy vende më të mira në renditjen e Ligës së Kombeve për këtë edicion nuk duhet të jenë as mes 10 vendeve të dyta në Eliminatoret e Botërorit.

Duke përjashtuar këto 20 skuadra, dy vendet e renditura fill poshtë tyre në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve, do të shkojnë nga Liga e Kombeve në “play-off”-in e Botërorit “Katar 2022”.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën

Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Pas përfundimit të seancës së kësaj...

Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

Emigrantët duhet të presin edhe katër ditë për ndryshimet që u lehtësojnë procesin e votimit më 11 maj. Parlamenti shtyu për të hënën diskutimet dhe...

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan. Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten...

Lajme të tjera

Web TV