Vaksina e Oksfordit është ‘e sigurt’ dhe ka treguar rezultate të mira ndaj grupmoshave 60-70 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina ndaj koronavirusit e krijuar nga Oksford ka treguar rezultate të mira ndaj grupmoshave 60-70 vjeçe, duke rritur shpresat se mund të mbrojë këto grupmosha të cilat janë më të rrezikuarat ndaj Covid-19.

Studimi i fazës së dytë përfshiu 560 njerëz të cilët shumica ishin njerëz të bardhë dhe britanikë dhe tregoi se në të gjitha grupmoshat vaksina reagoi mirë.

Kjo shënoi një tjetër përparim në garën për të zhvilluar një vaksinë të sigurt për të parandaluar Covid-19, pasi vaksinat e krijuara deri më tani nga Moderna dhe Pfizer dhe BioNTech ishin 95% efektive.

Studimi tregoi se të gjithë njerëzit që u vaksinuan nga të gjitha grupmoshat krijuan antitrupa shkatërruese ndaj Covid-19. Antitrupat u krijuan brenda 28 ditëve nga doza e parë e vaksinimit dhe u rritën edhe më shumë në vaksinimin e dytë.

Ndërkohë më shumë se 8 persona nën moshën 55-vjeçare deklaruan se pas vaksinimit kishin dhimbje të krahut e më pas përjetuan lodhje, dhimbje koke  dhe muskujsh.

Britania deri më tani ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit e cila po përgatitet nga firma farmaceutike AstraZeneca./r.g/fjala.al

Të fundit

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta...

Lajme të tjera

Web TV