Armëpushimi në Nagorno Karabak, Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të arritur më 10 nëntor me ndërmjetësimin e Rusisë.

Të dyja vendet kanë zhvilluar luftime gjashtë javore për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Në bazë të marrëveshjes, në rajon do të vendosen trupat ruse për të garantuar armëpushimin, por në disa zona do të ketë edhe një prani të trupave turke.

Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor.
Që nga armëpushimi, Rusia ka zhvilluar bisedime me Turqinë, një aleat kyç i Azerbajxhanit dhe një kritik i ashpër i grupit të Minskut.

“Përfundimi i luftimeve tani duhet të lejojë rifillimin e negociatave të mirëbesimit në mënyrë që të mbrojë popullsinë e Nagorno Karabakut dhe të sigurojë kthimin e dhjetëra mijëra njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit”, tha zyra e presidentit, Emmanuel Macron.

Në Francë jetojnë rreth 400,000 deri 600,000 njerëz me origjinë armene. Macron ka qenë i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjëren palë në konflikt, por është përballur me kritika brenda vendit se nuk bërë aq sa duhet për të ndihmuar Jerevanin.
Një burim i agjencisë Reuters brenda presidencës franceze tha se Parisi po bën presion për “mbikëqyrje ndërkombëtare” të armëpushimit për të lejuar kthimin e refugjatëve, për të organizuar kthimin e luftëtarëve të huaj, veçanërisht nga Siria, dhe për të filluar bisedimet mbi statusin e Nagorno Karabakut.

Lexo edhe :  Akull dhe acar/ Britania e Madhe përgatitet për stuhi bore, çfarë pritet të ndodhë sonte

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë qenë të këqija në muajt e fundit.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.rel

l.m/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV