Zbulohet unaza e rrallë e vitit 1834, historia e saj është mbresëlënëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia dhe vlera e një unaze që daton që në vitin 1834 ka tërhequr vëmendjen e shume njerëzve në rrjetet sociale. Një kërkues amator i metaleve që zbuloi një unazë ari që daton nga viti 1834 planifikon ta ribashkojë atë me pasardhësit e pronarit. Unaza 18 karatësh mban emrin Elizabeth Honywood dhe datën e saj të vdekjes më datën 29 shtator 1834.

Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honywood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur. Unaza emocionuese u gjet nga Geoff Smith, 51-vjeç, në plazhin Lancing. Ai ka përdorur detektorin e tij metalik si hobi që nga viti 2015 dhe thotë se e gjeti unazën disa javë më parë.

Ai iu drejtua komunitetit lokal përmes Facebook për ndihmë në identifikimin e pronarëve origjinalë.

Një anëtar zbuloi se Elizabeth Morth ishte martuar me Thomas Honywood në vitin 1810 në Horsham, West Sussex.  Ata nuk kishin fëmijë dhe ajo vdiq në 1834, në të njëjtin vit kur unaza u bë në Sheffield. Smith spekulon se unaza mund të jetë bërë pas vdekjes së saj në shenjë kujtimi.

Hulumtimet e mëtutjeshme zbuluan tërë pemën e familjes Honywood dhe zbuluan se disa pasardhës që jetonin akoma në vend. Liz Honywood kishte dy motra, njëra prej të cilave ishte Anna Morth, e lindur në vitin 1875, e cila u martua me George Simpkin më 1 mars 1819.

Për dallim nga motra e saj, Anna pati fëmijë dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i saj, Vivian Garner, u gjet se jetonte në të njëjtin qytet, por që kishte vdekur në vitin 2013. Tre nipërit e saj, Alexina, Stephen dhe Emmi janë akoma gjallë.

Lexo edhe :  I pandehur për ‘shpërdorim detyre’, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun

Smith dhe Alexina do të takohen së shpejti për të kthyer trashëgiminë e familjes  te pronarët e saj të ligjshëm.

Të fundit

Shqipëria merr pjesë në një panair të turizmit në botë,Rama: Prezantojmë përvojat e reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi Fitur në Madrid, ku këtë herë Shqipëria do të prezantojë turizmin...

Xumi eliminohet nga gara! Gjesti feston rikthimin e Eglit në shtëpi, e pret me përqafime

Xumi është banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh. Në televotim me Eglin, publiku vendosi...

Ekziston një mënyrë për të mposhtur një kontroll të së djathtës ekstreme

Me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, demokracia është në rrezik në të gjithë perëndimin. Reforma zgjedhore është mënyra më e mirë për...

Zjarri në resortin e skive në provincën Bolu, rritet numri i viktimave në 76

Një zjarr i madh në një hotel luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu, ka shkaktuar të paktën 76 viktima...

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Lajme të tjera

Web TV