Koranavirusi kinez/ Sa rrezikohet Shqipëria? Flet ministrja e Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi që nisi në Kinë dhe është përhapur në vende të tjera, ka vendosur në alarm shumë shtete të botës, midis tyre edhe Shqipërinë.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Ëuhan të Kinës. Por, sërish duke përmbajtur rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik duhet të duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Gjithashtu duhet që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për vëzhgimin, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit. Sipas urdhrit, strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë. Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ende të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu./Fjala.al/

Të fundit

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij,...

Lajme të tjera

Web TV