“Rekrutimi” i pensionistëve të BE-së, kushtet për të jetuar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në parlament një ligj, që u lehtëson kushtet pensionistëve nga vendet e Bashkimit Evropian për të jetuar në Shqipëri. Pensionistët përjashtohen nga taksa mbi të ardhurat. “Objektivi kryesor që synohet të arrihet me anë të këtij ndryshimi është përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, si kusht lehtësues për vendqëndrim në territorin e Republikës e Shqipërisë’-thuhet në relacionin që shoqëron ligjin. Pensionistët duhet të plotësojnë disa kushte, një prej të cilëve është të mos jetë i dënuar.

Kushtet që duhet të përmbushin pensionistët që ‘emigrojnë” në Shqipëri:

a) Të jenë përfitues të pensionit sipas legjislacionit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë;

b) Të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë;

c) Të mos kenë qenë ndonjëherë të dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet tjetër për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie;

ç) Të kenë marrë përgjigje pozitive nga struktura përgjegjëse administrative për përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të përfitimit të pensionit. Kërkesa e palëve të interesuara duhet të  shoqërohet me dokumentet provuese për parashikimet e shkronjave “a”, “b” e “c”, të kësaj pike, si dhe një kopje të pasaportës së tyre të lëshuar nga shteti ku kanë vendbanimin e përhershëm.

Trajtimi fiskal

Strukturat e organeve tatimore janë përgjegjëse dhe garantojnë trajtim të barabartë të çdo kërkese të depozituar nga palët e interesuara për të qenë përfitues nga zbatimi i këtij ligji. Në rast përgjigjeje negative ose të mungesës së përgjigjes nga struktura përgjegjëse administrative, brenda afateve ligjore të parashikuara, palës së interesuar i lind e drejta për ankimim administrativ sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative.

Lexo edhe :  Dumani nis ushtrimin e detyrës si Komisioner Publik në KPA

Personat përfitues, humbasin të drejtën e përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat në kushtet e mos ripërtëritjes së lejes së qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, kur për këtë nuk është bërë kërkesë në strukturat përgjegjëse deri 6 muaj nga data e mbarimit të lejes. Në rast përgjigjeje negative ose të mungesës së përgjigjes nga struktura përgjegjëse administrative, brenda afateve ligjore të parashikuara, palës së interesuar i lind e drejta për ankimim administrativ sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative

 

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV