“Kjo është dhunë”, e ftuara kërcënon me largim nga emisioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin ‘Rudina’ ditën e shtunë u diskutua ligji i ri për dhunën në familje. Të ftuara në studio ishin Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas”, Denisa Daka, avokate dhe Almeida Xhaferi, psikologe klinike. Ndërkohë në një lidhje “Skype” ishte Altin Hazizaj, avokat dhe aktivist për të drejtat e fëmijëve.

Denisa Daka nuk ishte dakord me ndryshimet e fundit në ligj, por kjo ka hasur në debat nga të ftuarat e tjera të cilat e kanë ndërprerë dhe e kanë kundërshtuar. E gjendur në këtë situatë Daka ka kërcënuar me largim nga emisioni nëse ajo do të ndërpritej sërish.

Pjesë nga debati:

Daka: Unë konsideroj sukses ligji ne 2006-ës, ndërkohë që nuk i konsideroj të përshtatshme ndryshimet e reja.

Arbana: Po në vitin 2011? Më fal…

Daka: Të lutem nuk të ndërpreva..

Arbana: Jo jo, vetëm këtë.

Magjistari: Cili është ligji i vitit 2006?

Daka: Është ligjit themelor, në vitin 2006 doli për herë të parë, ligji për masat kundër dhunës në familje. Ai formatoi për mënyrën se si do procedohet në këto raste. Janë bërë disa ndryshime, unë do ndalem tek ndryshimet e fundit. Së pari ndryshimet në këtë ligj, diskriminojnë burrat, flitet për viktima gra, ndërkohë që dhunuesi nuk ka gjini. Ndërkohë gjatë punës sime të gjatë…

Arbana: Nuk është kështu.

Daka: Të lutem thamë që nuk do e ndërpresim njëri-tjetrin.

Arbana: Të jemi të saktë.

Daka: Dhunuesi…

Xhaferi: Dhunuesi përfshihet dhe nëse është i mitur, qoftë burrë apo grua.

Daka: Rudina nëse do më lesh hapësirën e duhur, unë kam ardhur për të dhënë fjalën time.

Arbana: Po nuk mund të themi gjëra…

Lexo edhe :  E dhimbshme/ Ish-banori i BBV humb njeriun e zemrës (Foto)

Daka: Atëherë unë po dal nga studio fare dhe kaq. Jo kjo është dhunë, kjo është dhunë.

Arbana: Po jo me gënjeshtra.

Daka: Nuk mund të..

Magjistari: Denisa po këtu nuk ka asgjë për të reaguar…

Daka: Unë kam ardhur të them mendimin tim.

Magjistari: Lëreni Denisën të flasë./tvklan.al

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV