Si po përgatitet PS për zgjedhjet? Deputeti i PS, Alket Hyseni, i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni do jetë i ftuar sot në orën 18:30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Hyseni do analizojë 8 vitet në pushtet të Partisë Socialiste dhe arsyet përse kjo forcë politike kërkon një mandat të tretë. Si ka qeverisur kryeministri Edi Rama dhe si ka bërë opozitë kryetari i PD Lulzim Basha.

Hyseni do bëjë edhe një analizë të situatës ekonomike në vend dhe pritshmëritë. Ai do flasë edhe për menaxhimin e pandemisë që po i bën kjo qeveri dhe stafi Teknik, por edhe sfidat për të ardhmen.

Hyseni do të komentojë edhe procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesëve të UÇK si dhe akuzat që po i bën mazhoranca kryetarit të PD Lulzim Basha se ai ka bashkëpunuar me UNMIK për të siguruar prova kundër UÇK.

Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me deputetin e PS Alket Hyseni. Na ndiqni LIVE sot në 18:30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV