Më e lirë se të tjerat, vaksina e Oksfordit gati për mbrojtjen ndaj Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e koronavirusit, e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të parandalojë 70.4% të njerëzve që të marrin Covid-19, sipas të dhënave të reja.

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca njoftuan se vaksina e tyre është efektive në parandalimin e infeksionit dhe është treguar se funksionon në grupe të ndryshme moshe, përfshirë të moshuarit.

Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga Covid-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë një privilegj që të jem pjesë e kësaj përpjekjeje multi-nacionale e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën“.

Universiteti i Oksfordit tha se analiza e ndërmjetme nga prova e vaksinave në fazën e tretë tregon se efektiviteti 70% vjen nga kombinimi i dy regjimeve të dozave. Njëri ishte 90% efektiv, tjetri 62%.

Në një deklaratë, Profesor Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe kryeinspektor i Procesit të Vaksinave të Oksfordit, tha: “Këto zbulime tregojnë se kemi një vaksinë efektive që do të shpëtojë shumë jetë. Me interes, ne kemi zbuluar se një nga regjimet tona të dozimit mund të jetë reth 90% efektiv dhe nëse përdoret ky regjim dozimi, më shumë njerëz mund të vaksinohen me furnizimin e planifikuar të vaksinave”.

Kjo është vaksina e tretë që jep rezultate pozitive në shmangien e infektimit nga COVID, ndërsa më parë Pfizer dhe Modera njoftuan për 95% efektshmërie të vaksinës.

Megjithatë, vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat. Nëse miratohet nga rregullatorët, ajo besohet se mund të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

IA “kërcënon” profesionet e grave/ Trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më...

Lajme të tjera

Web TV