Ylli Rakipi: Rama nuk do bëjë fushatë kundër Bashës, por kundër Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive

Si po sillen tre liderët politik pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare. Taktikat elektorale që po përdor Rama, Basha dhe Meta përballë qytetarëve të çorientuar e mbajtur nën trysni dhe agresivitet deri në ditën e zgjedhjeve. Çfarë pritet të ndodhë dhe nga mund të anojë pushteti… Flet për gazetën “Fjala”, analisti Ylli Rakipi.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit të majtë dhe të djathtë kanë nisur tashmë fushatën. Pas zgjedhjeve lokale, duket se kjo fushatë është shumë agresive…

Në fakt ju e zvogëloni shumë kur thoni se fushtata ka filluar 6 muaj para zgjdhjeve të 25 prillit. E vërteta është se fushata ka kohë qe ka filluar dhe deri në 25 prill me siguri do të ketë të përfshirë një kohë, më shumë se një vit. Kjo fushatë sigurisht që do të jetë agresive, sepse mazhoranca do të përpiqet të mbajë pushtetin me çdo kusht. Kjo ka ndodhur në Shqipëri për 30 vjet.

Pothuaj në çdo fushatë beteja politike ka qenë mes dy forcave të mëdha PS-PD. Mos në këto zgjedhje kemi një luftë tri-palëshe PS-PD-Presidencë?

Ju shpreheni gabim, kur thoni që në çdo fushatë kemi patur një luftë politike PS-PD, jo. Që nga viti 2008 kemi pasur një luftë mes PS, PD LSI, jo presidencë. Pra një luftë tre palëshe. Sepse Ilir Meta nuk ka qenë President në vitin 2008 dhe në këtë luftë, në atë krah që ka shkuar Ilir Meta ka shkuar pushteti. Edi Rama që e di këtë, lufton me Ilir Metën më ashpërsisht se me Bashën, pra kjo është arsyeja që ai ka shpallur luftë të ashpër Metës. Lufta kundër Metës ka filluar që në vitin 2008 me ndryshimet Kushtetuese. Dy palët PD-PS donin eleminimin e tij. Deri sot nuk kanë arritur ta ralizojnë një gjë të tillë, ndaj tani me zor të madh kanë pranuar të bashkëjetojnë me Ilir Metës, duke jetuar në një dashuri falso me të, si një të keqe të domosdoshme.

Lexo edhe :  Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

Agresiviteti i fushatës a nënkupton se një një nga tre personazhet mes Ramës, Bashës dhe Metës mund të rrezikojë largimin përfundimtar nga politika?

Mendoj se jo. Ky skenar kaq i ashpër në kufinjtë e asgjësimit ndodh vetëm në fushata elektorale, lodh dhe largon nga vendi vetëm shqiptarët. Më pas këta zotërinjë që kanë drejtuar e po drejtojnë vendin në këto 30 vjet kanë jetuar si miq e vëllezër dhe nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë gërryer dhe e kanë ngrënë Shqipërinë të gjithë bashkë. /fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV