Vuante nga leucemia/ Rama mesazh trajnerit serb: Admirim për egërsinë me të cilën po e përballoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinisa Mihajlovic, trajneri serb i Bolonjës, ka zbuluar në librin e tij ‘Ndeshja e jetës’ mesazhin që kryeministri Edi Rama i ka shkruar gjatë kohës kur ky i fundit bënte betejën më të egër të jetës kundër leucemisë. Në mesazhin e drejtuar ish-futbollistit të shumë skuadrave si Lazio e Inter, Rama thotë:

I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit. Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.

Lexo edhe :  Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Mihajlovic thotë se mesazhe të tilla nuk është e lehtë për t’i marrë shpesh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri....

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po...

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”....

Lajme të tjera

Web TV