Rama publikon videon e pacientit që fitoi betejën me Covid: Dëgjoni mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një triumfues përballë Covid ka një apel për të gjithë qytetarët pasi ka lënë spitalin Shefqet Ndroqi. Mesazhi i tij është ndarë mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Pacienti rrëfen simptomat e para dhe momentin e shtrimit në spital. Ai kërkon që të gjithë të respektojë masat pasi vetëm ata që e kanë kaluar këtë sëmundje mund të flasin për pasojat e saj. Thotë se ndihet sikur ka rilindur sërish dhe për këtë i është mirënjohës mjekëve.

Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor.

Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët. Njerëzit janë të parët që duhet të ndërgjegjësohen se zbatimi  masave mbrojtëse është i domosdoshëm.

Kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar mjekë dhe infermierë. Falë mjekëve unë sot jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën vetëm prej tyre”, shprehet ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV