Anila Denaj mposht koronavirusin pas dy javësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka arritur të mposhtë koronavirusin pas një periudhe gati dy javore e karantinuar në shtëpi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministrja e qeverisë “Rama”, ka shpërndarë lajmin e mirë që tamponi i kryer së fundmi ka rezultuar negativ, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët që të kenë besim tek mjekët e familjes.

“Të dashur miq. Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese.?”, shkruan Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze....

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i socialdemokratëve për kancelar

Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të...

Avioni bën ulje të detyruar në Selanik, shkak gjendja shëndetësore e një pasagjeri

Një ulje e detyruar e një avioni ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (11/1) në aeroportin “Macedonia” të Selanikut, për shkak të një problemi shëndetësor të...

Lajme të tjera

Web TV