Kush është “korçari”! Zbulohet objektivi i atentatit me armë në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr me kaçavida, ka agravuar në të shtëna me armë zjarri në afërsi të stadiumit në Elbasan, në mes të ditës, në një rrugë të mbushur me njerëz.

Ka qenë Ervis Çaushllari ai që ka qëlluar në drejtim të një makine tip “Mazda” e cila ishte në ecje dhe më pas ai është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Të shtënat me armë kanë ardhur, si pasojë e një konflikti të çastit mes drejtuesit të automjetit Mazda, dhe Çaushllarit. Fillimisht mësohet se ka qenë shoferi ai që e ka qëlluar me një kaçavidë dhe në përleshje e sipër Ervis Çaushllari, ka nxjerë armën dhe e ka qëlluar të paktën 5 herë.

Deri në këto momente mesohet se Çaushllari është larguar dhe ende nuk është ndaluar nga policia e Elbasanit.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Mësohet se nga dy makina është qëlluar drejt një makine në lëvizje, ku ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan. Ata ndodheshin në skenën e ngjarjes kur ndodhën të shtënat me breshëri në drejtim të makinës tip “Mazda”.

Çausholli u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë, pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin.

Lexo edhe :  Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me një burrë, njerëzit e dinë

Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për të tërhequr atë ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV