Liga e Kampioneve, kualifikohen 4 të parat, Sevilja, Çellsi, Barcelona e Juventusi, që tani në 16-she

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen takimet e 4-ta, Sevilja, Çellsi, Barcelona e Juventusi, që tani në turin e 16-shes. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e 4-ta në grupet E, F, G dhe H, duke njohur edhe disa prej skuadrave që e kanë siguruar që tani vendin në fazën tjetër, atë me eliminim të drejtpërdrejtë.

Kështu, dy ekipet e para që kanë siguruar vendin e tyre në turin e 16-shes, edhe pse janë për t’u luajtur edhe dy ndeshje, janë dy ekipet e grupit E, aty ku Sevilja dhe Çellsi kanë korrur fitore identike, 2-1 në fushë të huaj, përkatësisht ndaj Krasnodarit dhe Renës. Dy gola të shënuar në fillimin e minutave shtesë për anglezët dhe në fundin e tyre për spanjollët, u kanë mjaftuar të dyja skuadrave të ngjiten në kuotën e 10 pikëve.

Plot 9 pikë të shkëputura nga dy skuadrat e tjera të grupit, teksa kanë mbetur vetëm 6 pikë në lojë. Kësisoj, të dyja skuadrat do t’i shfrytëzojnë dy ndeshjet e mbetura për të luftuar për vendin e parë në renditje. Një tjetër skuadër që është kualifikuar që tani për në turin e 16-shes, është edhe Barcelona, e cila, ndonëse me një numër titullarësh që i mungonin në Ukrainë, ka fituar thellë, 4-0 në Kiev ndaj Dinamos vendase.

Ajo ka marrë fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve, përtej mundësisë matematikore për t’u arritur nga dy skuadrat e gjysmës së poshtme të renditjes. Në turin tjetër është edhe skuadra tjetër e grupit G, Juventusi, që shmangu një rezultat të papritur në shtëpi me Ferencvaroshin, duke fituar vetëm në fund. Ndërkaq, janë ende të hapura betejat në grupet F dhe H, aty ku përkatësisht Borusia e Dortmundit dhe Lacio dhe Mançester Junajtid janë favorite për një vend në turin tjetër.

Lexo edhe :  Gjithçka për gjithçka, Real Madrid publikon formacionin titullar ndaj Arsenalit

l.m/Fjala.al

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV