Sot Kuvend, shkurtohen seancat në 3 orë! Në rend dite dhe ngritja e Komisionit për raportin e ‘Dick Marty’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllur, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID dhe kësisoj sot do të ketë seancë plenare.

Seanca e sotme ishte parashikuar të nisë me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, por për shkak se kryeministri dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj nuk ndodhen sot në Shqipëri pasi kanë udhëtuar drejt Dubait, interpelanca e thirrur nga deputeti Ralf Gjoni do të zhvillohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkaq është futur në rend dite, kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor.

Seancat duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe do të ketë edhe kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV