Berlini po përgatitet për hapjen e gjashtë qendrave vaksinimi të cilat pritet të trajtojnë rreth 4,000 persona në ditë.
Teksa qyteti pret që autoritetet të miratojnë vaksinat, shpresa mbetet për hapjen e qendrave në mes të muajit dhjetor.
Një sallë e zbrazët e panairit tregtar, dy terminale aeroporti, një arenë koncertesh, një velodrom dhe një shesh patinazhi do të kthehen në gjashtë qendra vaksinimi ku planifikohet administrimi i deri 900,000 vaksinave kundër koronavirusit në tre muajt e parë.
Sfida më e madhe mbetet vaksinimi në kohën e duhur i njerëzve të duhur.
Gjermania duket të jetë shteti më në avancë mbi logjistikën dhe administrimin e situatës për vetëm pak javë më vonë.
Berlini po punon me supozimin se rreth 80% do të vijnë nga Pfizer / BioNTech dhe 20% të mbetura të dozave nga AstraZeneca.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania ka siguruar rreth 300 milion doza vaksinash.
Shtete të tjera gjermane kanë thënë që qendrat e vaksinimit do të jenë gati nga mesi i dhjetorit dhe ekipet lëvizëse do të trajtojnë grupet më vulnerabël. /Re.D/Fjala.al