Mimi Kodheli: Opoizta është e përçarë dhe pa ide

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mimi Kodheli duke folur sot emërimin e saj si zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, tha se nuk e priste emërimin dhe u ndje shumë e surprizuar.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, e pyetur nga kjo e fundit se çfarë mendon për opozitën aktuale në Shqipëri, tha se i duket e përçarë dhe me disa krerë politikë. Kodheli tha se opozita është pa ide dhe e segmentuar.

“Është atipike situata në Shqipëri, sepse shikoj që ka shumë krerë të opozitës, janë krijuar parti të reja, segmentime të reja. Nuk ka një dakortësi mes tyre, nuk ka një ide, nuk ka program. Kjo e bënë lehtësisht të thyeshme këtë opozitë. Jo çdo lloj opozite, sepse opozitat janë vlerë e shoqërisë demokratike dhe janë shumë të vlefshme. Unë gjykoj se sot programet politike të mos ngrihet me baltën e kundërshtarëve. Duhet të riformatojmë ndryshe mënyrën e të bërit politikë”, tha Kodheli.

Lidhur me akuzat që i janë bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për kasetën e masakrës së Krushës, Mimi Kodheli tha se nuk dëshiron të japë opinione pa fakte, dhe se i takon institucioneve përkatëse të zbardhin çdo të vërtetë.

Tufa: Akuzat ndaj Bashës për të shkuarën e tij dhe lidhjen me kasetën, si i keni parë? Besoni se ka një të vërtetë apo janë akuza për baltosje?

Kodheli: Unë jam si Shën Thomai besoj kur shikoj dhe prek. Ka organe kopetente që duhet të merret me zbardhjen e shumë ngjarjeve dhe ndodhive e procedurave. Nuk duhet luajtur politiksht me këto akuza. Nuk është hedhur dritë aq sa duhet mendoj për këto akuza. Kjo padyshim nuk e di nëse bëhet qëllimisht apo jo, por mendoj që gjëja që ja vlen është se ne si shqiptarë të bashkuar duhet t’i kopsisnim letrat për t’i vënë pikat mbi i, pasi aty ishin faktet, aty ishin dokumentet. Për gjenocidin janë kopsitur letra të çuditshme kundër shqiptarëve, ndërkohë që ne kemi qenë viktima dhe jo agresorë.

Të fundit

Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

"Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur". Ky është mesazhi...

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë...

“Netanyahu është i çmendur”, amerikanët po ndryshojnë mendje për Izraelin?

Epitetet e zgjedhura nuk janë ato të leksikut diplomatik. "Një i çmendur", "një fëmijë që nuk di si të sillet", "ai bombardon gjithçka vazhdimisht". Këto...

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin...

“Na duhet një Toni Kroos”, në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga...

Lajme të tjera

Web TV