Motrat Khachaturyan të cilat më shumë se dy vite më parë vranë babanë e tyre pasi prej vitesh keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin nga ai, të mërkurën do të dalin para gjyqit nën akuzën “Vrasje me paramendim”.
Çështja e motrave Khachaturyan nga Rusia, ka ngjallur debate dhe reagime të shtumta, duke e ndarë opinionin publik në dy pjesë. Gjyqi i cili do të mbahet të mërkurën do të zhvillohet para një jurie popullore, pasi fenomene të tilla me në fokus dhunën në familje ngjallin interes të madh në shoqëri.
57-vjeçari Mikhail, u gjet i vrarë dy vite më parë, pranë shtëpisë së tij, i goditur nga vajzat e tij me dhjetra herë me thikë dhe çekiç.
Mikhail kishteë patur edhe më herët një të shkuar të errët përsa i përket dhunës në familje, pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë të vazhdueshme.
57-vjeçari i cili kishte dëbuar nga shtëpia, bashkëshorten dhe djalin e tij, vazhdoi të jetonte me tre vajzat e tjera të familjes, Angelina, Krestina dhe Maria të cilat ishin 19, 18 dhe 17, me të cilat kishte treguar dhunë makabre.
Vajzat u akuzuan fillimisht për “Vrasje me paramendim”, por pas disa hetimesh nga prokuroria u vendos që akuza ndaj tyre të riformulohej sërish, pasi vajzat kishin vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Mikaili cilësohej si një besimtar, pasi shtëpia e tij ishte e mbushur me imazhe fetare, ndërkohë kishte qënë edhe pjesë e një pelegrinazhi në Jeruzalem.
Besimi nuk e ndaloi 57-vjeçarin i cili dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzat e tij, të cilat vendosën ta vrisnin pasi së fundmi i ati i kishte mbyllur në një dhomë dhe i kishte spërkatur me gaz djegës.
Në 27 korrik, 2 vitë më parë, vajzat vendosën të vrisnin babin e tyre ndërkohë që dremiste në kolltuk, duke e goditur me thikë dhe çekiç dhjetra herë.
Të mërkurën do të zhillohet edhe seanca gjyqësore nën akzën “Vrasje me paramendim” ku parashikohet një dënim nga 8-20 vite burg./Re.D/Fjala.al