E tradhtoi apo jo ish-burrin? Rudina Dembacaj tregon kur u njoh me Frrokun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta private e Rudina Dembacaj ka qenë në vëmendje kohët e fundit, pasi u nda nga ish-bashkëshorti dhe doli publikisht me ish-deputetin Mark Frroku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se ndarja me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka dhe vajzën 3 vjeçe, ka qenë i vështirë për ta pasi në mes qëndronte dhe fëmija.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke patur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më.”, u shpreh Dembacaj.

Ajo shpjegoi se në momentin që është njohur me Markun ka qenë ‘single’ dhe thjesht u dashuruan me njëri-tjetrin. Edhe pse ishte munduar të mbante lidhjen sa më të fshehtë situata të ndryshme e kishin detyruar të merrte vendimin për të dalë publikisht.

“Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”, tregoi aktorja./Fjala.al

Të fundit

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez,...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Lajme të tjera

Web TV