Atentat mafioz në Brazil, ekzekutohet në restorant 47-vjeçari nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzekutohet në një atentat mafioz në Brazil një 47-vjeçar nga shqiptar nga Tirana.

Krimi ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:10 të mëngjesit, teksa shqiptari i identifikuar si Ilir Zelka, ishte ulur në restorantin “Zyrih”, midis rrugëve “Alameda Lorena” dhe “Rua Pamplona” në qytetin Jardins të Sao Paulos.

Autoritetet në Brazil bëjnë me dije se shqiptari, i cili kishte prej 20 nëntorit që qëndronte në një hotel të zonës dhe frekuentonte rregullisht të njëjtin restorant, ishte duke ngrënë mëngjes, kur një person i paidentifikuar iu afrua me motor dhe hapi zjarr në drejtim të tij.

Zelka u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Autori ishte veshur me një këmishë të kuqe dhe skafandër ngjyrë rozë. Zyrtarët e policisë thanë se ngjarja nuk po hetohet si tentativë grabitje, ndërsa janë kërkuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në atë zonë.

Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur motorin tip “Honda CG 150” që u sekuestrua nga policia.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Pse muzika mund t’ju japë të dridhura

Fakti që disa këngë mund të na shkaktojnë patë, i ka habitur shkencëtarët për shekuj me radhë. Tani një...

Përparimet e Celtic në Ligën e Kampionëve i kanë bërë ata sërish një entitet serioz

Për më shumë se një dekadë klubi i hodhi duart në sfidën në Evropë, por ekipi i Rodgers tani e përqafon atë. Ewan Murray/ Mynih Mos...

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk do të ndryshojë fokusin e...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Lajme të tjera

Web TV