Adolf Hitler fiton zgjedhjet në shtetin afrikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një politikan i quajtur Adolf Hitler është bërë viral në rrjetet sociale pasi ka fituar mandatin në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi.

Politikani i quajtur Adolf Hitler Uunona nuk ka asgjë të përbashkët me adashin e tij gjerman. Ai është anëtar i Partisë ‘Swapo’ të Namibisë. Në zgjedhjet rajonale të këtij viti, Swapo fitoi 57% të votave dhe fitorja e Uunona mund të konsiderohet si një sukses.

Politikani, në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste për dominimin e botës.

“Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, u shpreh politikani.

Uunona fitoi 1196 vota në zgjedhje dhe arriti të fitojë një mandat në këshillin rajonal të qytetit të tij./r.g/Fjala.al

Të fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga...

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për shkak të problemeve me prodhimin....

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon,...

Berisha godet të vetët/ Zgjodhën rrugën e gabuar!

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit,...

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë që ti të fitosh mandatin...

Lajme të tjera

Web TV