Mimi Kodheli vlerësohet si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të kryeministrit Edi Rama. Jo vetëm që ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë kur Rama ishte kryetar por ajo e ka mbështetur atë në ditët më delikate që ai ka kaluar sidomos kur ai u bë kryetar i PS dhe kishte shumë kundërshtarë në parti. Tashmë që Rama është në kulmin e pushtetit të tij politik dhe ekzekutiv, Mimi Kodheli mund t’i bëjë nëj bilanc këtij bashkëpunimi. Gazetari Roland Qafoku e pyeti zonjën Kodheli gjatë emisionit HARD TALK pikërisht se si është kjo marrëdhënie në këto momente.
-Zonja Kodheli, si janë marrëdhëniet tuaja me zotin Rama?
-Mimi Kodheli është gjithmonë aty. Jam shok i mirë unë. Jo vetëm shok i mirë për Edi Ramën, por shok i mirë për këdo që beson te Mimi.
-Unë po thoja për Edi Ramën se ai është kryeministri.,
-Unë jam gjithmonë aty. Një vlerë që ja njoh vetes mbi të gjitha vlerat e tjera është besnikëria./fjala.al/Ke.Ba