Dhjetor 2020 në Tiranë, çfarë mund të bësh në kushte pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana shkëlqen nga dritat në dhjetor.  Atmosfera festive ndihet kudo, edhe pse ky vit ka qenë dhe do të jetë deri në fund i pazakontë për shkak të pandemisë së Covid-19. Por, gjithsesi për t’u dhënë njerëzve pak shpresë që viti që vjen do të jetë më i mirë, si dhe për të harruar dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e jetëve dhe sëmundja e COVID-19, qyteti është ndezur me drita më shumë se kurrë.

Më të lumturit janë fëmijët, ata që i adhurojnë dritat, e shohin me shumë lumturi ndryshimin e qytetit dhe duan të bëjnë foto gjithandej. Atyre duhet t’u japim mesazhin se jeta vazhdon dhe se e ardhmja do jetë më e bukur. Për fëmijët ka dhe artistë të veshur në rrugët e ndricuara me veshjet e personazheve të preferuara të filmave për fëmijë, që japin dhurata dhe argëtojnë fëmijët.

Gjithsesi, për shkak të pandemisë, grumbullimet e më shumë se 10 veta janë të ndaluara. Njerëzit janë të inkurajuar të qëndrojnë në shtepi, të shëtisin vetëm me familjen e tyre, të ruajnë distancimin social e fizik dhe sigurisht të mbajnë maskë kudo.

Sheshit këtë vit do t’i mungojnë koncertet, festimet e organizuara, si dhe tregu i Krishtlindjeve. Ajo atmosferë ku njerëzit qëndronin me orë të gjata në shesh dhe shijonin kafe, apo dhe një ushqim me miqtë, nuk do të jetë këtë vit. Gjithsesi, dritat tregojnë që Viti i Ri do ndihet në gjithë Tiranën. Në Tiranë rrallë bie borë, por bora do ia shtonte hijeshinë qytetit.

Çfarë të bësh në dhjetor?

Ecje në natyrë

Ecje mes gjetheve të rëna dhe dritave. Ajo që këshillohet dhe për oksigjenimin e mushkrive, është ecja në natyrë. Paradite mund të shijoni kërcitjen e gjetheve të vjeshtës teksa ecni, ndërsa në mbrëmje magjinë e dritave. Rrugët më të ndriçuara janë: sheshi “Skenderbej” dhe shumë sheshe të tjera, rruga pedonale “Murat Toptani”, rruga “Myslym Shyri”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Blloku, etj.

Lexo edhe :  Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

Shopping

Qendrat tregtare, por dhe dyqanet e vogla, janë të hapura, të zbukuruara dhe plot oferta. Në qendrat tregtare mund të gjeni dhe disa evente argëtuese ose dhurata. Të gjitha bizneset bëjnë ulje gjatë kësaj periudhe, kështu që mund të përfitoni. Dhuratat më të preferuara janë: suvenire, libra, dhurata për fëmijë, veshje, verë etj.

Gatuani

Gatimi është nga gjërat më të preferuara këtë periudhë të vitit. Amvisat tentojnë të bëjnë gatime të reja për të kënaqur familjarët e tyre. Nuk ka gjë më të bukur se në të ftohtin jashtë të shijosh gjëra të shijshme e të ngrohta brenda. Një kafe apo çaj i ngrohtë pranë sobës apo oxhakut, duke lexuar një libër apo duke parë televizor. Kujdes mos e teproni me ushqimin dhe organizoni sa më shumë lojëra më fëmijët. Edhe në shtëpi mund të luash për të zëvendësuar shumë aktivitete që mungojnë jashtë për shkak të pandemisë. Mund të ketë një mbyllje të re, por gjithsesi vetë dimri të detyron të mbyllesh. Vetëm gatimet mos i hani të gjitha vetëm. Mendoni një pjatë shtesë për një fqinj në nevojë, ose për prindërit, apo të moshuarit që njihni.

Dhuro

Kjo është periudha ideale për të menduar për tjetrin dhe për të treguar anën tuaj bamirëse. Dhuroni diçka të nisni me urime vitin tjetër. Dhuroni veshje, batanije, lodra, për ata që kanë nevojë, në mënyrë që çdo fëmije apo dhe i rritur të ndjejë njësoj si ju festën e ndërrimit të viteve./Visit Tirana/

Të fundit

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro...

Lajme të tjera

Web TV