Koronavirusi/ Shkon në 41 numri i viktimave. Preket edhe Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi është shndërruar në një makth për Kinën, ndërsa vijon të rritet numri i viktimave i cili deri më tani ka shkuar në 41.

Nga ana tjetër numri i të prekurve ka arritur në 1287 persona.

Në Kinë janë anuluar shumë aktivitete midis tyre dhe Viti i Ri Kinez. Ndërsa ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan, shkruan BBC. Virusi tashmë është përhapur edhe në Evropë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez, si dhe në Australi.

Bota në alarm/ OBSH: Virusi i ri ka rrezikshmëri të lartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 800, me të paktën 26 vdekje në Kinë, ndërsa disa ekspertë shqetësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh.

Infektime të reja u njoftuan në Singapor dhe Vietnam, ndërsa virusi është konstatuar tashmë në Japoni, Tajvan, Kore të Jugut, Tailandë dhe Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, korona-virusi e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan, ku autoritetet po marrin masa të rrepta në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Qyteti kinez Wuhan, me një popullsi 11 milionë banorë, është nën karantinë dhe në epiqendër të vëmendjes për epideminë e korona-virusit. Pamjet e filmuara me celular tregojnë policinë të mobilizuar në mbarë qytetin. Masat e sigurisë po vendosen në të gjithë provincën Hubei, ndërsa është shtuar numri i rasteve gjatë ditëve të fundit.

Banorët që planifikojnë të udhëtojnë këtë fundjavë për festimet e Vitit të Ri Hënor, po kthehen mbrapsht. Transporti publik brenda dhe jashtë qytetit është ndërprerë. Në aeroportin e Pekinit, udhëtarët po marrin masa. “Jam vërtet e shqetësuar. Kam frikë mos bëhet si SARS-i. Prandaj po mbajmë maska”, thotë Cindy Chen, e cila po udhëton për në Nanning.

Lexo edhe :  Dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, ish e dashura e yllit të One Direction fejohet

Televizioni shtetëror kinez tregoi pamje të punonjësve të shëndetësisë që kontrollojnë pasagjerët në aeroporte në mbarë vendin. Personat me temperaturë të lartë vendosën në karantinë. Zëri i Amerikës nuk pati mundësinë të verifikojë pamjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk shpalli të enjten Emergjencën e Shëndetit Publik, e cila do ta përcaktonte virusin në të njëjtin nivel me epideminë e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

“Është sigurisht një emergjencë në Kinë. Por, ende nuk është bërë një emergjencë globale e shëndetit. Mund të bëhet në të ardhmen”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së planifikon të mblidhet sërish pas 10 ditësh.

Ekspertët thonë se korona-virusi nuk është ende një epidemi aq serioze si ato në të kaluarën, si p.sh. epidemia e SARS-it në vitin 2003, e cila shkaktoi rreth 800 viktima.

“Është më i përafërti me SARS-in. Prandaj duhet konsideruar si diçka që mund të bëhet tepër e rrezikshme. Sidoqoftë, numri i viktimave në proporcion me njerëzit e infektuar është shumë më i ulët se nga virusi SARS”, thotë dr. Derek Gatherer, virolog në Universitetin Lancaster.

Virusi mendohet ta ketë origjinën tek kafshët e egra që shiten ilegalisht në tregun e prodhimeve të detit në qytetin Wuhan.

“Është e rëndësishme që kinezëve t’u jepet e gjithë mbështetja e nevojshme për ta vendosur nën kontroll situatën në Wuhan; që të gjurmojnë të gjitha rastet e infektuara dhe të futen në karantinë, si dhe të testohen për virusin të gjithë personat që kanë simptoma respiratore në Wuhan”, thotë dr. Gatherer.

Në mbarë botën, autoritetet po shtojnë kontrollin e udhëtarëve. Ekspertët thonë se frika më e madhe është për transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu jashtë territorit të Kinës, gjë që mund të sillte fillimin e një epidemie globale./VOA

Të fundit

“Pak orë para hapjes”, Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe. “Mirëmëngjes dhe me punimet e...

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ka treguar qytetet kryesore të Shqipërisë ku pëlqehen më shumë Berisha dhe Rama. I ftuar në “Review” në Euronews Albania,...

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri

Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga...

Cilat janë frutat më të shtrenjta në botë dhe ku kultivohen?

Kur mendojmë për fruta, shpesh na vjen në mendje një shije të freskët dhe të shijshme që mund ta gjejmë në çdo dyqan ushqimesh. Por,...

Trafik i rënduar për fundvit, shumë emigrantë po zgjedhin të festojnë në Vlorë

Trafik i rënduar. Kjo është panorama që ka në këtë fundvit qyteti i Vlorës. Fluksi i lartë i emigrantëve që kanë ardhur për festat ka...

Lajme të tjera

Web TV