Vllaznia mposht Apoloninë 2-0 në Shkodër, kryesuese edhe tek futbolli i femrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajzat kuqe blu mposhtin Apoloninë 2-0 në Shkodër, shkëputen në krye. Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra ka mbyllur të dielën javën e tij të 4-t, me dy takimet e zhvilluara pasdreke dhe që kanë dhuruar dy tablo të kundërta. Në atë që ishte padyshim përballja më e spikatur e javës dhe padyshim dueli kryesor për titullin këtë sezon, Vllaznia ka mposhtur me dy gola Apoloninë.

Takimi i zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është vendosur në favor të shkodraneve me dy gola në pjesën e parë. Megi Doçi ka thyer qëndresën e fierakeve me një goditje të lirë të ekzekutuar saktësisht pas një gjysmë ore lojë.

Vetëm 5 minuta më pas, Doçi dyfishon epërsinë e vajzave kuqeblu. Me këtë epërsi dygolëshe të vendaseve do të mbyllet 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Vllaznia mposht Apoloninë 2-0 dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes me pikë të plota 12, 3 më tepër sesa 4 skuadrat që e ndjekin, Tirana AS, fieraket, FK Tirana dhe Juban Danja.

Në takimin tjetër të së dielës, Kinostudio fitoi në fushën e Bilisht Sportit me rezultatin e thellë 17-0, çka nxjerr në pah edhe disnivelin në topkëmbën e vajzave.

Të fundit

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Lajme të tjera

Web TV